Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 08:34

Prej vitesh janë në lidhje dhe tashmë dashuria e tyre është bërë e njohur edhe për publikun, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori komik Bes Kallaku janë ndër çiftet më të përfolur dhe më të dashur. E bukura Xhensila, e cila me klipin e saj të fundit përfitoi zemrat e fansave të shumtë, ditë e më shumë po pëlqehet jo vetëm për bukurinë, por edhe për stilin e veçantë në skenën tonë artistike.

Ata tregojnë herë pas herë sa e duan njëri-tjetrin me fotot që i postojnë në rrjete sociale dhe në intervista të ndryshme.

Në një intervistë, nga e cila “Kosovarja” për ju përzgjodhi, ajo ka treguar:

“Me atë që kam bërë dashuri për herë të parë nuk jam penduar kurrë dhe kam qenë shumë e lumtur, si dhe vazhdoj të jem e lumtur”.

Xhensila me këtë ka treguar se aktori ka qenë ai të cilët edhe ia ka dhënë virgjërinë./Kosovarja/