Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 10:10

Mungesa e Hashim Thaçit e ka bërë të pasigurt Isa Mustafën që të përballet i vetëm me deputetët, që po kundërshtojnë fuqishëm 4 marrëveshjet me Serbinë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot pritet të vendosë për vazhdimin e seancës, e cila të enjten ishte mbyllur para kohe, pasi opozita nuk lejoi kryesuesin e seancës, Sabri Hamiti, ta nxjerr në votim mocionin e LDK-së për shtyrjen e raportimit të kryeministrit Isa Mustafa, i cili kishte kërkuar vetë të informonte deputetët për marrëveshjen e fundit.

Mungesa e Hashim Thaçit e ka bërë të pasigurt Isa Mustafën që të përballet i vetëm me deputetët, që po kundërshtojnë fuqishëm 4 marrëveshjet me Serbinë.

Kjo ngriti në këmbë të gjithë deputetët opozitarë. Ata, të vendosur, nuk largoheshin e nuk e lejonin as kryesuesin të vazhdonte rrjedhën e seancës, që bëri që seanca të mos vazhdonte. Po ashtu Kryesia e Kuvendit pritet të vendosë nëse do të caktojë për nesër seancën, në të cilin kryeministri ka kërkuar për herën e dytë të raportojë para deputetëve për marrëveshjet e fundit.

Opozita ka nisur nënshkrimin e një peticioni për anulimin e disa marrëveshjeve me Serbinë.