Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 10:13

Ledri ka përkrahur këngën më të re të Dafina Zeqirit, duke e shpërndarë atë në rrjetet sociale.

Ledri sot ka konfirmuar lidhjen e re me vajzën nga Tirana, Adela Sollaku.

Por, ai ka ende miqësi shumë të mirë me ish-të dashurën, Dafina Zeqirin dhe ata vazhdimisht e përkrahin njëri-tjetrin.

Kjo shihet edhe së fundmi, pikërisht sot kur Dafina ka lansuar me videoklip këngën e re ‘Hate you, Love you’ dhe Ledri e ka shpërndarë në rrjetet sociale, madje duke e quajtur si ‘kënga e tij e preferuar’.