Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 11:13

Dje u përfol në media lajmi se Kallashi gjendet në Mekë pikërisht në kohën e ritualit të përvitshëm të haxhit.

Donjeta ka konfirmuar lajmin duke potencuar se ka vendosur që të përmbushë njërën nga pesë shtyllat e obligimeve të një besimtari të fesë islame.

Qëndrimi në vendin e shenjtë ku ndodhet tani vjen pas disa ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shumëkush mendoi se arsyeja e zhvendosjes nga Kosova ishte pushimi pas aksionit të forcave të rendit disa javë më parë tek Kobra City, por ja që arsyeja ishte tjetër.

Por, në këtë kohë a e kanë vendin edhe femrat që thejnë rregullat bazë të Islamit si Shkëndije Mujaj e Kallashi atje? /Prive.al/