Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 14:46

Pas raportimeve të mediave se kreatorja e modës është në lidhje me këngëtarin Dren Abazi, ka ardhur edhe reagimi i Yllka Bradës.

Në fakt, Brada në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është në lidhje dhe se me Drenin është takuar në Paris për një sesion fotografish.

“Unë nuk kam qenë kurrë e fejuar me askënd. D.J. Blunt vetëm është ish i dashuri im me të cilin ka katër vite që jemi ndarë. Dren Abazin e kam shokë dhe në Paris jemi takuar për disa fotografi, ku bashkë i kemi kaluar vetëm tre orë më saktësisht e dhënë fotografinë që e kemi postuar kam shkruar që ka të bëjë me punën”, ka reaguar për Telegrafin, Yllka.

Kujtojmë se Yllka për publikun shqiptar u bë e njohur pas lidhjes së dashurisë me Dj Blunt.