Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 23:29

Pasi ka shpenzuar miliona për të u siguruar që videoja mos të dalë, JLo përsëri mind të jetë në problem.

Jennifer Lopez tash e sa vite po mundohet me çdo kusht që videot e saj skandaloze që posedon ish bashkëshorti i saj nga martesa e parë, Ojani Noa, të mos dalin në publik.

Ajo është në proces gjyqësor për të mbrojtur këtë dhe ka shpenzuar me miliona dollarë për të siguruar që të mos dalin, por ish bashkëshorti dhe partneri i tij i biznesit besojnë se kanë gjetur një mënyrë legale për t’a nxjerrë, transmeton lajmi.net.

In Touch ka mësuar se videoja përmban video intime të artistes gjatë muajit të mjaltit e gjithashtu edhe disa sekuenca nga jeta private, si ajo me nënën e saj ku dëgjohet JLo duke i bërtitur e duke i thënë se nuk do i japë më para për të luajtur lojëra fati.