Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 14:11

Bes Kallaku me një video të postuar në rrjetin social Facebook bën thirrje që të pajtohen Bleona Qereti dhe Iva Tiçon.

Aktori i Portokallisë me ironi thekson se Fevziu duhet të lërë temat e ditës dhe por të gjej një rrugë për të rregulluar marrëdhëniet mes Bleonës dhe Ivën.

Kujtojmë se ditë më parë Bleona kishte reaguar ashpër ndaj vlerësimeve të Ivës për dukjen e këngëtares.

Madje, këngëtarja e kishte cilësuar gazetaren shqiptare si një femër që është në gjendje ta shes veten për një vend pune, ndërsa gazetarja e kishte cilësuar skandaloze “veshjen” e Bleonës nëpër vente botërore vetëm që të merr vëmendjen e medieve. Shikoni videon e përplasjes së Bleonës me Ivën.