Lajme Shqip Sunday, 30 August 2015 09:09

Në një kohë kur të gjithë mendonin se lidhja e tyre po shkonte mjaft mirë, disa foto që filluan të zhduken në rrjetet sociale, ngritën dyshimet e para.

Pas pushimeve që Alba dhe Diedoni kishin filluar së bashku, zërat për një ndarje të mundshme, e para që i konfirmoi ishte Alba.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Alba u kërkoi fansave që të respektonin vendimin e saj dhe të Diedonit, pa dhënë shpjegime për arsyet e ndarjes që ata të dy kishin vendosur.

Statusi i Albës nuk mjaftoi për të shuar zëra të tjerë që kishin filluar të pëshpëritnin se ishte tradhtia ajo që e çoi në ndarje çiftin e Big Brother’it.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, Alba e ka mohuar këtë fakt, edhe pse nuk ka dashur të flasë shumë për këtë çështje: “Nuk është e vërtetë që jemi ndarë për shkak të tradhtisë. Është një mashtrim ai që qarkulluar ditët e fundit”, shpjegon ajo duke shtuar se arsyet e ndarjes “janë tërësisht private dhe të “dy së bashku kemi menduar ta mbajmë larg këtë pjesë nga publiku”.

Do të doja që të gjithë të respektonin vendimin tonë”, ka thënë ish-banorja e Big Brother.

Nga ana tjetër, duke mos e fshehur dashurinë që ka ende për Diedonin, e pyetur për një rikthim, Alba përgjigjet: “Nuk i dihet, çfarë të ketë thënë Zoti për ne të dy.”