Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 16:14

Jason Derulo ka organizuar një ndejë me shumë të ftuar në shtëpinë e tij.

Por, jo çdo gjë shkoi ashtu siç e kishte planifikuar këngëtari, sepse policia i vizitoi ata disa herë gjatë natës.

Kjo për arsye se rreth 200 makina ishin parkuar në rrugë, duke krijuar trafik dhe zhurma të mëdha, transmeton Telegrafi.

Fqinjët të shqetësuar kanë lajmëruar policinë, e cila është paraqitur menjëherë duke urdhëruar që volumi të ulej, gjë e cila nuk ka ndodhur dhe si pasojë policia është rikthyer përseri.

Ky problem rezultoi të ishte i vogël, pas sherrit të madh që ndodhi jashtë shtëpisë mes personave që ishin të ftuar në festë. Ndërhyrja e policisë edhe për herën e tretë ishte e pashmangshme.