Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 12:48

I preferuari i femrave në mbarë botën, Leonardo DiCaprio, është rritur në shoqëri të narkomanëve dhe prostitutave. Para se të arrinte statusin prej ylli në Hollivud, Leonardo ishte vetëm një djalosh i varfër, i cili jetonte në një lagje tejet të rrezikshme të Los-Anxhelosit. Dhe gjatë një interviste për mediat amerikane, Leo ka zbuluar se si kishte arritur të futet në botën e filmit.

Ai e ka përshkruar edhe fëmijërinë e tij, e cila duket sikur nga përrallat. Leo si trevjeçar ishte rritur në një lagje pra ku dominonin prostitutat dhe narkomanët. Ai thotë se kurrë në jetë nuk e ka provuar drogën, sepse që nga fëmijëria ishte i tmerruar me pasojat që ajo shkaktonte. Narkomanët thjesht vdisnin në pragun e shtëpisë së tij dhe kjo kishte lënë pasoja të mëdha në fëmijërinë e tij, shkruan sot gazeta Zeri.

“Jam rritur në një familje tejet të varfër dhe doja të shihja anën tjetër të jetës”, e ka pranuar Leo, i cili në shkollë ka qenë edhe fizikisht i abuzuar. Pikërisht për këtë arsye dhe nga dëshira që të largohej nga rrethi i tmerrshëm, ai kishte kërkuar nga e ëma që ta regjistronte në orët e aktrimit.

“Isha 15-vjeç kur i kam thënë nënës se dua të bëhem aktor. E lusja të më dërgonte në audicione”, ka rrëfyer aktori i cili në moshën 23-vjeçe me paraqitjen në “Titanic”, kishte arritur majat e famës.