Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 12:17

Futbollisti 25 – vjeçar, Mario Balotelli këtë javë ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Milanit. Karriera e tij ecën me ritme të shpejta dhe të sigurta, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën private.

Ish e fejuara e tij, modelja Fanny Nequesha ka realizuar një foto në mbështetje të futbollisit Cheikhou Koyate me të cilin ka krijuar një romancë të re.

Një burim i afërt thotë: “Fanny është shumë e dhënë pas Koyate dhe se kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëri – tjetrin. Kur asaj i pëlqen dikush, nuk e ka problem ta bëjë publike këtë gjë”.

Kjo nuk hera e parë që Fanny pozon me të tilla fanella, por a ndihet xheloz Balotelli për lidhjen e re të ish të saj?

Dailystar, ngre pyetjen se përse nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe për Balotellin, meqense sapo është transferuar në një skuadër të re.