Lajme Shqip Wednesday, 09 April 2014 12:18

Sa herë që e keni parë në tapetin e kuq apo në ekranet e televizioneve, me siguri e keni pyetur veten, si arrin kjo grua të duket kaq bukur? E tani aktorja e njohur Eva Longoria ka zbuluar fshehtësinë e formave të saj seksi…

Fshehtësia e dukjes së përhershme seksi të aktores, është mospërdorimi i sheqerit. Eva Longoria për magazinën e njohur ‘Life&Style’ ka zbuluar që në të ushqyerit e saj aspak nuk konsumon sheqer. Dhe në këtë mënyrë arrin që të mbajë linjën e saj seksi. “Shumë rrallë në organizmin tim fus sheqer, ndoshta një herë në muaj.

Sheqeri është armiku më i madh i trupit tonë. Ajo çfarë më shqetëson sot është se secili produkt ka sasi sheqeri edhe uji në shishe dhe buka. Nuk është aspak e lehtë ta hiqni nga përdorimi…”, ka deklaruar Longoria.

Ndër të tjera ajo ka ardhur në përfundim që mos ngrënia e ëmbëlsirave më së shumti e ndihmon që të mbajë linjën dhe trupin e saj në formë. Me këtë këshillë i është drejtuar të gjitha femrave që janë të pasionuara pas figurës së bukur të trupit.