Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 08:22

Këngëtari Ermal Fejzullahu së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Pas bashkëpunimit me babain e tij, këngëtarin Sabri Fejzullahu në këngën “Nostalgjia” , Ermali do të sjell një tjetër bashkëpunim, por kësaj radhe me një femër, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili paralajmëroj se dueti do të publikohet shpejt, por duke mos zbuluar se për cilën këngëtare bëhet fjalë.

Ndryshe Ermali këtë vit erdhi me disa bashkëpunime, të cilat rezultuan mjaft suksesshëm. Pas hitit “Tavolina” me Ledrin dhe Lumin, treshja artistike arritën të triumfojnë edhe në festivalin “Top fest” me këngën “Shko”.