Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 12:45

Kim Kardashian dhe Kanye West janë njoftuar nga mjekët se djali i tyre, me shumë mundësi, pritet të vijë në jetë gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Një burim për uebsajtin “TMZ.com” ka thënë: “Doktorët kanë llogaritur datën dhe sipas tyre, djali i Kim dhe Kanye do të vijë në jetë ditën e Krishtlindjeve”.

Një burim i brendshëm i çiftit ka shpjeguar se edhe pse mjekët shpresojnë që Kim të ketë një lindje natyrale, një ndërhyrje çezariane mund të jetë e nevojshme për shkak të problemeve që ka placenta e saj.

Kim dhe Kanye, të cilët janë prindër të North 2 vjeçe, kanë prenotuar një dhomë luksoze në spitalin e Los Angeles (SHBA) për këtë pritje të ëmbël.