Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 13:01

Këngëtarja Drenusha Latifi ka lindur fëmijën e saj të parë.

Bukuroshja shqiptare është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Ynva, transmeton Telegrafi.

“Disa njerëz ëndërrojnë për engjëjt. Unë ëndërrova për një dhe e mbaj në krah. Një mrekulli brenda një vajze të vogël. Mirë se erdhe në këtë botë e vogla Ynva”, ka shkruar Latifi në profilin e saj në Instagram.

Drenusha kohëve të fundit është tërhequr nga skena dhe po jeton në Suedi së bashku me të dashurin e saj, biznesmenin Atilla Burgija, me të cilin janë në lidhje qe një kohë të gjatë.