Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 09:11

MC Kresha dhe Blerim Destani prej kohësh na kanë treguar se janë miq të mirë.

Ata kalojnë një pjesë të kohës së ashku duke mos kursyer edhe fotografitë apo video të tyre , me fansat nëpër rrjete sociale.

Së fundi, dyshes i është bashkuar edhe aktori i njohur kosovar, i cili po krijon karrierë në Amerikë, James Biberi.

Ky i fundit sapo ka arritur në Gjermani, ku ndodhen edhe reperi Mc Kresha dhe aktori, Destani, të cilët siç shihen janë me valixhe në duar.

Nuk dihet nëse treshja kanë ndonjë plan së bashku apo ky takim është thjeshte për argëtim.