Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 15:49

Shtëpia ku Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ashtu si paraardhësit e tij ka zgjedhur për të kaluar pushimet, në Martha’s Vineyard, në shtetin e Masschussets, u nxor në shitje ditën e djeshme nga ueb-faqja LyuxuryEstate.com.

Vila është propozuar në treg për një çmim prej 22.5 milionë dollarë, ndërsa ka një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë (hapësira e brendshme) dhe ndodhet në rezervën natyrore Chilmark’s Pond.

Shtëpia ka në brendësi shtatë banja, gjashtë dhoma gjumi dhe më e madhja e tyre ajo ku flinin Barack dhe Michelle Obama, ka në brendësi edhe një studio private, transmeton noa. Pamja na shtëpia është mahnitëse për shkak të natyrës përreth.

Godina u ndërtua në vitin 1961, por i riparua në vitin 2006, dhe në të ka edhe një mol privat për ankorimin e varkave, një fushë basketbolli, një palestër dhe plazhe private.