Lajme Shqip Sunday, 15 July 2012 16:15

Los AnxhelosTom Cruise, i cili do të divorcohet zyrtarisht së shpejti me ish-bashkëshorten Katie Holmes, ka një muaj që nuk e ka parë vajzën e tij dhe nuk e di nëse do ta shohë në një të ardhme të afërt.

Edhe pse ishin bërë plane që aktori të takohej me vajzën e tij, angazhimet e shumta dhe ndalesa e Holmes kanë bërë që aktori të mos e shohë që prej kohësh vajzën e tij.

“Do të ndodhë së shpejti”, kishte theksuar një zëdhënës i Cruise për mediat amerikane, duke dështuar të zbulojë datën e saktë të vizitës së Cruise. (LajmeShqip.com)