Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 15:45

Chris Brown ka lansuar me videoklip këngën më të re solo, ‘Zero’

Pas shumë bashkëpunimeve, prej të cilave të gjitha ishin të suksesshme, këngëtari Chris Brown ka lansuar më në fund një këngë solo.

Kënga me titullin ‘Zero’ është komplet në stilin e artistit ndërsa edhe videoklipit nuk i mungojnë vallëzimet, transmeton lajmi.net.

Ajo që vërehet në videoklip është kapela e Chris Brown, një berete e kuqe e firmës ‘Enfants Riches Deprimes’, të cilën Rita Ora e ka pasur në kokë vetëm pak ditë më parë.

Dyshja kanë bërë bashkëpunim së fundmi, me këngën e suksesshme ‘Body on me’ ndërsa për lidhjen e mundshme të tyre po flitet shumë.