Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 13:20

Ai quhet Trim Ademi, por të gjithë e kemi njohur si Capital T. Flasim për reperin e njohur e të suksesshëm, i cili gjatë këtij viti celebroi jubileun e tij në muzikë. Përveç muzikës shumë interesante dhe Hip­Hop­it të mirëfilltë që ka sjellë, reperi është komentuar shpesh edhe për jetën e tij private, faktin që është tejet i pëlqyer nga femrat, e raportet me disa vajza “VIP”. I fundit ka qenë aludimi se mes tij dhe Vildane Zenelit ka pasur një lidhje. Por cila është e vërteta?

Capital T na i rrëfen në këtë intervistë, ku mes të tjerave tregon edhe arsyen pse në këto vite të karrierës së tij duetet me femra kanë munguar. “Nuk kampreferuar që të shfrytëzoj duete me femrat e bukura dhe të suksesshme që të bëhem edhe vetë i suksesshëm. Por, tani ka ardhur koha besoj dhe me ato pakkëngëtare që më pëlqejnë projektet janë gati, vetëm prisni …”, ka thënë Capital T.

Në vazhdim të intervistës për “Summer Pages”, tregon se, “Mundohem tënjihem për muzikën dhe jo për skandale, apo gjëra të tjera. Kështu që nuk kam shfrytëzuar shumë elementë të tjerë”, ndërsa vë theksin tek fakti se fama nuk ipëlqen.

Capital T, ka qenë një vit impenjativ 2015­ta, albumi, disa këngë e klipe. Ti vetë si e konsideron?

Mendoj se ka qenë një vit shumë i mirë dhe i frytshëm.

U bënë disa muaj nga albumi dhe për hir të së vërtetës ende flitet për të. Je i kënaqur? E prisje?

Jam jashtëzakonisht i kënaqur, i ka tejkaluar pritshmëritë e mia, për faktin se kam bërë një “mixtape”, që nuk është aspak komercial, është i një zhanri më tëpastër. Nuk ka shumë “mix” dhe ndoshta arsyeja pse erdha ndryshe dhe i gjithë koncepti u kuptua dhe u pranua mirë nga fansat.

Nga të gjitha këngët e përfshira në të, cila është ajo më personalja, që tregon një histori tënden?

Të gjitha këngën thuajse janë personale. Por nëse më pyesni se cila më pëlqen më shumë, ato janë këngët me titull “Neve”, “Legacy”, “Bang Bang” dhe “Fly Up”.

‘Mixtape’ nuk është një kulturë shumë e njohur në Shqipëri. Kur përgatite “Slumdog Millionaire”, mendove se ndoshta publiku nuk do ta perceptonte në mënyrën e duhur?

I mendova të gjitha, por nëse nuk dinë dhe nuk njohin mirë kulturën e ‘mixtape’, dikush duhet t’ua mësojë, apo jo?

10 vjet karrierë. Cili ka qenë momenti më vendimtar dhe domethënës për ty?

Besoj se kanë qenë këngët single dhe historitë e mia të vërteta në to. Kanë qenë pikërisht ato që kanë goditur dhe mund të them se i ka ndjerë edhe publikunjësoj si mua. Por, në këto 10 vite, puna dhe përkushtimi kanë bërë më së shumti që sot të jem ky që jam.

Kujt i je mirënjohës për famën tënde?

Për sukseset e mia, sepse fama nuk është diçka që e pëlqej, por është pjesë e pakos që vjen me suksesin dhe muzikën. Unë i jam shumë mirënjohës dhe falënderues familjes sime dhe punës sime të palodhshme.

Duket se me projektet e fundit ke dashur të ndryshosh imazhin e djalit të mirë dhe të bësh rep paksa më agresiv. Pse?

Unë me krijimet e vjetra kam dashur të ndryshoj imazhin e djalit të keq, tani thjesht po kthehem te vetvetja.

Pse zgjodhe “Pernime” si këngën promovuese të albumit? Çfarë domethënie ka kjo këngë për ty?

Sepse, “Hip Hop­i o nalt se na pe majm n’duar përnjimend” (citon reperi vargjet e këngës). E zgjodhëm me short (qesh).

Deri tani ke realizuar disa duete me këngëtarë meshkuj. Nuk të pëlqejnë femrat?

Gjithmonë kam qenë i mendimit që karriera solo të bën artist të mirëfilltë me diskografi dhe të jep atë që meriton. Nuk kam preferuar që të shfrytëzoj duete mefemrat e bukura dhe të suksesshme që të bëhem edhe vetë i suksesshëm. Por, tani ka ardhur koha besoj dhe me ato pak këngëtare që më pëlqejnë, projektet

janë gati, vetëm prisni…

Konsideroheni si një nga meshkujt më joshës të repit shqiptar. Ju e shfrytëzoni këtë cilësi edhe në karrierën tuaj?

Mundohem të njihem për muzikën dhe jo për skandale, apo gjëra të tjera. Kështu që nuk kam shfrytëzuar shumë elementë të tjerë.

Përfliteni shpesh për raportet me femrat. Keni të dashur?

Jo, nuk kam të dashur. Jam single për momentin.

Çfarë marrëdhënie ke me Vildane Zenelin? Kemi parë foto ku flirtoni. Çfarë ka ndodhur mes jush?

Kaloi ajo histori, nuk ka ndodhur asgjë.

Është e vërtetë që modelja ka kërkuar t’ju bënte për vete? Ju jeni tunduar?

Nuk dua ta bëj atë temë të rëndësishme më.

Po pushoni në Mykonos? Kush është shoqëruesja juaj në këtë udhëtim?

Më duhet ta mbaj sekret.