Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 10:14

Blero Muharremi ka pësuar ndryshime të mëdha në pamjen e tij që nga fillimi i karrierës.

Një fotografi e publikuar së fundmi nga këngëtari, bëri që të aludohet për një ndërhyrje të tij në buzë.

Në rrjetet sociale, në disa fotografi shihet ndryshimi i madh, madje edhe ndryshimi i buzëve, të cilin Blero për Telegrafin e arsyeton duke thënë se fotot janë bërë nga kuadra të ndryshme prandaj buzët duken më të fryra.

“Unë nuk kam nevoj t’i fryej buzët” , tha artisti duke përgënjeshtruar një lajm të tillë.

Ndryshe këngëtari me projektin e tij të fundit në bashkëpunim me reperin Onat, të titulluar “Jo jo” rrëmbeu çmimin “Best Rnb” në spektaklin “Zhurma Music Video Awards”.