Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 12:18

Bleona tha se erdhi në studio që Çani ta prekte publikisht dhe t’i vërtetonte të kundërtën. Më herët Qerreti i është përgjigjur Çanit nga studio e “Opinion” duke e quajtur “injorant”. Bleona, pranoi se kishte kërkuar vetë të ishte në “Zonë e Lirë” duke e telefonuar Çanin.

Pas me shumë se 10 vitesh Bleona Qerreti ka pranuar të vijë në studion e emisionit “Zonë e Lirë” drejtuar nga Arian Çani. Këngëtarja kishte kohë që nuk fliste me Çanin për shkak se ky i fundit i këndontë herë pas herë në emison një këngë, që siç e shpjegoi Çani e kishte bërë vetëm se ishte me rimë. “O Bleona, o Bleona i ke b***t si vagona”.

Bleona tha se erdhi në studio që Çani ta prekte publikisht dhe t’i vërtetonte të kundërtën. Më herët Qerreti i është përgjigjur Çanit nga studio e “Opinion” duke e quajtur “injorant”. Bleona, pranoi se kishte kërkuar vetë të ishte në “Zonë e Lirë” duke e telefonuar Çanin.

Pasi i kanë sheshuar gjerat mes tyre, Bleona tha publikisht se e ka falur Arian Çanin. Vetë gazetari i njohur shqiptar e ka konsideruar Bleonën një femër të guximshme pasi është zhveshur në skenë shumë vite më parë duke thyer të gjitha tabutë në një vend talebanësh – siç e quajti ai. Ndërsa për sa i përketë gazetares Iva Tiço, Bleona Qerreti tha se nuk hiqte asnjë pikë dhe presje nga qëndrimi që kishte mbajtur në statusin që publikoi në rrjetet sociale.

Në aspektin profesion, Bleona Qerreti tha se është shumë ë lumtur pasi kenga e saj e re e publikuar ne kanalin zyrtar në VEVO “Take you over” është ngjitur në vendin e 36 të revistës “American Billboard” në kategorinë e e muzikës dance./tvklan.al