Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 08:49

E ftuar në emisionin “Opinion” për të rrëfyer eksperiencën e saj amerikane, këngëtarja shqiptare i është kundërvënë Iva Tiços në panel, për ato që gazetarja pati thënë në nëntor kur Bleona doli me fustanin e rrjetës në “AMA”.

“Ti Iva nuk e pëlqeve fustanin tim. E pres atë reagim nga injorantët, jo nga ty. Çfarë lidhje ke ti me modën njëherë që të komentosh veshjen time. Apo tani që dola unë në ‘Vevo’, fillove të thuash fjalë të mira”, ngriti zërin Bleona, ndërsa gazetarja i hapi rrugë. Revoltën e shprehu edhe për gazetarin e “Zonë e Lirë” duke thënë, “Arian Çani është një copë idjoti”, tha ndër të tjerash Bleona.

Ky ofendim erdhi vetëm sepse ai ka shpikur dy vargje, që sipas Bleonës, e shan “O Bleona, o Bleona i ke b.thët si vagona”.