Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 12:14

Beatrix Ramosaj gjithnjë është treguar e rezervuar sa i takon jetës së saj private, nëse mund ta themi kështu.

Ajo në intervista të ndryshme ka pohuar që nuk ka qenë në një lidhje, madje ka rrëfyer detaje edhe më intime siç është virgjëria.

Sidoqoftë këto gjëra duket se do të ndryshojnë, pasi vetëm së fundmi bukuroshja kosovare ka konfirmuar se është në një lidhje.

Megjithëse ylli i ‘Dhoma 609’ preferoi ta mbante private lidhjen e saj, ka postuar një foto me djalin fatlum në rrjete sociale.

Të dy duken shumë të bukur, ndërsa kanë marrë komplimente edhe nga miq e dashamirës./mapo