Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 23:20

Aurela Hoxha do të shënoj një tjetër sukses në karrierën e saj prej modeleje.

Bukuroshja shqiptare do të jetë imazh i ri i markës së njohur Dolce & Gabbana për kategorinë Makeup, transmeton Telegrafi.

Fotot mahnitëse të Aurelës, si duket kanë joshur Stefano Gabbanan, i cili i ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Instagram ku numëron më shumë se 610 mijë ndjekës.

Kohë më parë u bë e ditur se edhe Armina Mevlani do të jetë imazh i kësaj kompanie, por nuk dihet nëse dy shqiptaret do të pozojnë së bashku apo projektet nuk kanë të bëjnë me njëri tjetrin.

Ndryshe Aurela ditëve të fundit ishte e përfolur në media rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj pas shumë vitesh së bashku.