Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 11:40

Tom Cruise dhe Katie Holmes arritën në një marrëveshje divorci në kohë rekord, për të mos e kaluar luftën për kujdestarinë e vajzës së tyre në një proçes gjyqësor. Çifti hollivudian nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës 50 vjeçari Tom Cruise fitoi të drejtat për të takuar vajzën e tij Suri, por gjithnjë në praninë e kujdestares dhe truprojave të saj.

Katie 33 vjeçare, kërkoi divorcin përpara dy javësh duke pretenduar kujdestarinë e padiskutueshme të vajzës së saj, me qëllim për ta mbajtur nën kontroll nga Tomi dhe kulti i tij fetar, Shejntologjia.

Pas orëve të tëra bisede ndërmjet palëve, marrëveshja është arritur duke i përfshirë të gjitha pikat: kujdestarinë, pensionin e fëmijës dhe ndarjen e pasurisë, prej së cilës Katie përfitoi 31,5 milion euro.

Tom i është nënshtruar shumë kërkesave të Katiet për të ndaluar gjithçka nga Shejntologjia që mund të ndikojë në jetën e vajzës së tyre. Me qëllim që çështja të mos përfundonte në gjykatë, Tom i ka pranuar shumicat në qetësi dhe pa bërë fjalë.

Në një deklaratë për shtyp të dhënë nga avokatët e Katiet thuhet:

“Jemi mjaft të lumtur që Katie dhe familja e saj fituan atë çfarë meritonin dhe i urojmë suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tyre. Gjithashtu falenderojmë konsulentët e Tomit për profesionalizmin dhe kujdesin që treguan për ta sjellë këtë proçes në një vendimmarrje kaq të shpejtë.”

Që mbas kërkesës për divorc, Katie është parë të dalë në publik me vajzën e saj, ndërsa Tom deri tani nuk ka bërë asnjë paraqitje. (LajmeShqip.com)