Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 21:08

Anjeza Shahini ka kurorëzuar lidhjen e saj me martesë pas katër vitesh histori dashurie me diplomatin anglez Paul Edward Connolly.

Këngëtarja e njohur u celebrua të hënën e 7 shtatorit në Toscana dhe gjithçka ishte mbajtur sekret deri kur dasma përfundoi dhe ajo surprizoi miqtë e kolegët me fotot nga ceremonia private e organizuar në Villa di Corliano.

Fotot bën bujë të madhe dhe në mesin e shumë komenteve dhe urimeve kishte prej tyre që kritikonin Anjezën që nuk ishte grimuar.

Vetë këngëtarja, e cila kishte reaguar edhe përmes rrjeteve sociale, në një intervistë për panoramën ka thënë se ajo ishte e grimuar nga profesionist por ishte kërkesa e saj që të dukej sa më natyrale.

”Mua më vjen mirë që me paraqitjen time nuse u ngjallën debate, sepse debatet sjellin civilizim dhe përmirësim shijesh, pavarësisht se më vjen keq që informacionet shtrembërohen nga të paaftët. Kapje e flokëve klasike dhe grim të pastër, i cili është shumë më i vështirë se sa një grim kompleks. E kam dashur gjithmonë ta shoh ashtu veten në pasqyrë për dasmën time, e zbukuruar, por e vërtetë. Asnjëherë nuk kam dashur të ndryshoj ngjyrë flokësh në ditën e dasmës dhe as të lyhem me ngjyra”, ka sqaruar artistja.

Në ceremoninë e Anjezës ra në sy mungesa e kolegëve, për faktin se ajo donte të organizonte ceremoni krejtësisht private, duke mos veçuar asnjërin prej tyre.

Anjeza dhe Paul u njohën në vitin 2011 në Tiranë, kur diplomati anglez punonte në Shqipëri.