Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 10:42

Ylli i filmave “Lord of the rings” dhe i “Piratet e Karaibeve”, Orlando Bloom ka vizituar kampin e refugjatëve në Gjevgjeli të Maqedonisë në kufrin me Greqinë.

Vizita e Blum është në kuadër të rolit të tij si ambasador  i UNICEF.

Ai lozi dhe bisedoi me fëmijët e vegjel në kamp, teksa këta të fundit përpara kanë një rrugë të gjatë deri në destinacionin e tyre , Europën perëndimore.

Mijëra emigrantë, shumica e tyre sirianë kanë vërshuar drejt Bashkimit Europian në ikje të luftës dhe kërkimit të paqes. Ata nisen nga turqia në greqi, më pas hyjnë në Maqedoni dhe më pas tentojnë Serbinë, Hungarinë, Kroacinë, Austrinë dhe më pas Gjermani dhe vendet skandinave./oranews