Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 11:15

Këngëtarja, bukuroshja dhe modelja Afërdita Dreshaj, thuajse, nga fillimi i karrierës së saj, ka qenë e përfolur dhe përballuar me jo pak thashetheme tulifare

Ndonëse flitet shumë për jetën e saj private, atë nuk e bezdisin dhe nuk e mërzisin, shkruan gjatë një interviste të më mëhershme me bukuroshen për revistën Kosovarja.

Thashethemet nuk më mërzisin, sepse nuk i quajnë kot thashethëme – thoshte edhe atëherë Afërdita.

Urrej gjërat që shkruhen e të cilat nuk janë të thëna nga unë. Shkruajnë me emra të personave publik dhe pastaj lajmi merr dhënë. Këto janë ato që me mërzisin më shumë. Kur inatosem, kam dëshirë të ulem dhe të diskutoj për gjërat që ndodhin apo me pengojnë. Kjo është zgjidhja me e mire në të tilla raste, theksonte Dreshaj, e cila më tej shton se nuk është penduar aspak për gjërat që ka bërë në jetë.

Edhe sot, Afërdita përballet me thashetheme e spekulime mediale. /Kosovarja/