Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 08:24

Këngëtarja Adelina Berisha pritet të publikojë këngën e re, të cilën do ta realizojë me këngëtarin Labinot Rexha.

Nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar një foto në të cilën shihen së bashku dy këngëtarët derisa është paralajmëruar edhe kënga e re që vjen pas hitit “Jo Mo” të realizuar dy muaj më parë nga këngëtarja Berisha.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Adelinës me këngëtar, muaj më parë, ajo realizoi duetin me reperin Getinjo ndërsa ka një këngë edhe me Blastan.