Kënga e shumëpritur e yllit britanik Adele, “Hello”, ka shijuar start fenomenal duke u bërë video me debutimin më të suksesshëm në YouTube për vitin 2015.
“Hello” ka grumbulluar rreth 1 milion klikime për orë në dy ditët e para pas lansimit të premten, dhe deri tani ka grumbulluar më shumë se 110 milionë klikime në YouTube.
Uebfaqja e famshme për video, në një postim në blogun e vet, ka thënë se ky ishte debutimi më i suksesshëm në vitin 2015, duke mposhtur trilerin e “Star Wars: episode XII – The Force Awakens”.
Kjo video po ashtu theu rekord të klikimeve edhe në Vevo, platforma më e njohur që mbron të drejtat autoriale të këngëtarëve, me 27 milionë klikime në 24 orët e para.
“Hello”, që vjen pak ditë para lansimit të albumit “25”, ishte kënga më e suksesshme në top-listat botërore.
Mbetet të shihet nëse kjo këngë do të thyejë rekordin e të gjitha kohëve në YouTube. “Gangnam Style” e Psy mban këtë rekord me 2.4 miliardë klikime.