Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 08:23

Bota është gati për albumin më të ri të këngëtares Adele.

Këngëtarja Adele më në fund, përmes një shkrimi të gjatë ka lajmëruar se albumi i saj i ri është gati.

Këngëtarja, fituese e çmimit Grammy, ka lëshuar një deklaratë mëngjesin e ditës së mërkurë, me të cilën ka konfirmuar se albumi do të quhet “25”, dhe ka zbuluar që këngët janë inspiruar nga “pika e kthesës” në jetën e saj kur ajo kaloi në fazën “e rritur me të drejta të plota”.

Në mesazhin e saj të përzemërt në Facebook, Adele thotë se materiali i saj i ri , i pari që nga viti 2011, është një album “i pajtimit”, dhe rreth lënies prapa të bagazheve të së kaluarës dhe fokusimit në të ardhmen.