Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 09:12

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ishte mysafirja e parë në sezonin e ri të emisionit “Talk”, i cili nisi këtë të shtunë.

Pos të tjerash, e pyetur nëse e pengon krahasimi që i bëjnë herë pas here me këngëtaren e suksesshme, Elvana Gjata, Xhensila nuk ka hezituar të tregojë se po. “Më kanë bërë krahasime me Elvanën, por edhe këngëtare të tjera dhe natyrisht se më pengon, sepse është keq për një këngëtare, t’i bëhen krahasime me të tjerët. Unë mundohem çdo herë t’i qëndroj besnike imazhit tim dhe absolutisht nuk tentoj të kopjoj. Vërej se kështu ndodh edhe me këngëtaret e reja që menjëherë i krahasojnë me emra të njohur dhe të suksesshëm, dhe kjo nuk është fare e mirë”.

Ndërkaq, me ndryshimet në stilin muzikor në dy këngët e fundit, Myrtezaj ka thënë se ka dashur të tregojë se di të bëjë edhe gjëra të tjera. “Mirëpo, gjithsesi baladat i dua shumë”, ka vazhduar këngëtarja e hitit “Ama dorën”.

Në “Talk”, Xhensila ka folur edhe për fëmijërinë e saj, familjen, periudhën e studimeve, shoqërinë dhe shumëçka tjetër që ndërlidhet me jetën dhe karrierën e saj.