Lajme Shqip Friday, 17 July 2015 21:56

Cristiano Ronaldo duket të ketë gjetur veten në prehrin e një femre jashtëzakonisht të bukur.

Futbollisti i njohur portugez është zënë në Instagram duke bërë ‘like’ në fotot e shumta të aktores Margot Robbie, një prej aktoreve më të bukura në botë.

Tre herë lojtari më i mirë në botë ka vetëm 37 persona që ai i ndjek dhe një prej tyre është edhe aktorja, që e vërteton se atij po i pëlqen ajo dhe se mund të jenë në një lidhje, transmeton Telegrafi.

Fansat tashmë kanë spekuluar se kjo mund të jetë e dashura e re e Ronaldos pas ndarjes nga Irina.
Margot Robbie njihet për rolin e saj në filmin The Wolf of Wall Street dhe njihet për linjat e saj perfekte.