Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 15:12

Me një karrierë që ka zgjatur 2 dekada që kur i mbulonte faqet e para te revistat e deri te paraqitjet në pasarela për shtëpitë më të njohura ta modës në botë, është e qartë se Kate Moss është njëra ndër modelet më të suksesshme në histori.

Dhe tani foto sesioni i saj i parë për revistën Harper Bazaar të edicionit italian do të shiten për një çmim mjaft të lartë, 2500 dollarë secila.

Këto fotografi që janë edicion i limituar ishin realizuar nga fotografja Stephanie Pfriender Stylander në vitin 1992, kur Kate ishte vetëm 18 vjeçare.