Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 11:22

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora në një intervistë për GlamourMagazine ka bërë të ditur se ka në plan për të ndërtuar një shkollë arti në Kosovë.

Ora në partneritet me UNICEF’in ka një plan afatgjatë për të ndërtuar një shkollë të artetve skenike në Kosovë-  të cilën Glamour e konsideron si një shtet që është ende i trazuar pas luftërave ballkanike në vitet e 90.

Këngëtarja është një aktiviste dhe përkrahëse e shkollës në Londër “East London Arts &Music”, transmeton Gazeta Express.

“Është shumë emocionuese për mua kur shikoj fëmijët duke përformuar në atë shkollë”, thotë Rita e cila e la shkollën në moshën 16 vjeçare për të vazhduar karrierën si këngëtare.

“Është kaq frymëzuese dhe kjo është arsyeja pse unë bëj kaq shfaqje televizive”.

Shkolla Skenike ka të bëjë me format e artit në të cilën artistët përdorin zërin e tyre apo edhe lëvizjet e trupit që përfshijnë vallëzimin, muzikë, opera, teatër, pantomimë, teatrin e kukullave, recitim.