Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 13:51

Atdheu i vjetër i Meral Kureyshi-t në romanin e saj tregohet në mënyrë ekzotike. Poetike, si përrallat e 1001 netëve janë kujtimet e shkrimtares së re për vendin e saj të lindjes, Prizrenin, ku “vdekja nxirret përditë në shëtitje”. Rrëfimtarja ndjehet akoma e humbur në Zvicrën e pastër dhe të lumtur, pasurinë e së cilës e përshkruan kështu me fjalët e nënës: “Me para mund t`i shpërqendrosh njerëzit nga jeta, t`i mashtrosh, t`i bësh të lumtur, t`i vrasësh”.

Autorja është e lindur në vitin 1983 në Prizren, në një qytet në të cilin bashkëjetonin të gjitha gjuhët: shqipja, serbishtja dhe turqishtja.

Në mesin e 5 kandidateve për çmimin kryesor letrar të Zvicrës është edhe kosovarja nga Prizreni (me gjuhë amtare turqishten) Meral Kureyshi. Themi “kandidateve” pasi që 4 prej tyre janë femra, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Prandaj, siç shkruajnë mediet zvicerane, ky është “viti i gruas” nëse shikohet konkurrenca për çmimin e letërsisë zvicerane.

Krahas kosovares Kureyshi me romanin e saj “Elefanten im Garten” (Elefantët në kopsht) në këtë konkurrencë me librat e tyre janë edhe Monique Schwitter, Ruth Schweikert, Dana Grigorcea dhe si i vetmi “përfaqësues i gjinisë mashkullore”, Martin R. Dean.

Sipas zëdhënëses së jurisë për çmimin vjetor të librit Corina Caduff, autoret sjellin në fokus gjendjen aktuale te problemeve të shoqërisë, përvojat e te tjerëve, inter-Nacionalitetin dhe kujtimet. Ato, në vend se me ideale të mëdha merren me rrëfime jetësore, plotëson Caduff për azonline.ch, transmeton albinfo.ch.

Te rasti i Meral Kureyshi-t dhe Dana Grigorcea ka qenë biografia që ka luajtur një rol me rëndësi: të dyja kanë ardhur në Zvicër si fëmijë.

Atdheu i vjetër i Meral Kureyshi-t në romanin e saj tregohet në mënyrë ekzotike. Poetike, si përrallat e 1001 netëve janë kujtimet e shkrimtares së re për vendin e saj të lindjes, Prizrenin, ku “vdekja nxirret përditë në shëtitje”. Rrëfimtarja ndjehet akoma e humbur në Zvicrën e pastër dhe të lumtur, pasurinë e së cilës e përshkruan kështu me fjalët e nënës: “Me para mund t`i shpërqendrosh njerëzit nga jeta, t`i mashtrosh, t`i bësh të lumtur, t`i vrasësh”.

Meral Kureyshi ka qenë studente e Institutit të Bielit për letërsi.