Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 13:54

Filmi i animuar “Hotel Transylvania 2”, në promovimin e tij në Amerikën Veriore ka thyer rekord për muajin shtator, duke fituar rreth 42 milionë euro.

Transylvania 2, i cili është shfaqur në 3.754 lokacione, ka fituar më shumë se filmi paraprak “Hotel Transylvania” që ishte lansuar në vitin 2012, që kishte fituar 37 milionë euro, transmeton Koha.net shkrimin e CNN.

“Ne patëm një ditë të madhe, dhe kjo është një fitore e madhe e Sony Pictures Animation. Filmi është duke eksploduar” , është shprehur Josh Greenstein, president i marketingut i kompanisë.

70 milionë euro të tjera janë fituar nga promovimi në Amerikën Latine, Azi dhe Lindjen e Mesme, por që nuk ishte i mjaftueshëm që të jetë më i shikuari në botë. Filmi kinez “Lost in Hong Kong”, në debutimin e tij ka fituar rreth 88 milionë euro, por në Amerikën Veriore ka fituar rreth 17 milionë euro.