Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 13:34

E përditshmja britanike “BBC” ka përpiluar një listë me nëntë filma, të cilët i rekomandon që të shihen gjatë muajit shtator. Listës i prin filmi “Sicario”.

Emily Blunt është një agjente e re idealiste e rekrutuar nga një task-forcë e brendshme për të marrë pjesë në luftën e ashpër kundër drogës që zhvillohet në kufirin mes Meksikos dhe ShBA-së. Në territorin e ngjashëm me atë të filmit “Traffic” të Steven Soderbergh, regjisori kanadez Deins Villeneuve sjell një film me shumë tension që me mjeshtri e ka realizuar kinematografi veteran Roger Deakins. Kur filmi u përzgjodh në garën zyrtare në Cannes, “Variety” e quajti “tërheqje të dendur të personazheve me bindje dhe ndryshime të mëdha sistematike”.

I dyti me radhë është filmi “99 Homes”. Regjisori Ramin Bahrain rikthehet me një tjetër histori të dëbimit në Amerikë. Pasi që dëbohet, babai vejan Andrew Garfield nis të punojë për një ndërmjetës të dyshimtë të patundshmërive (Michael Shannon), i cili e detyron të dalë nga shtëpia e tij. Kritiku Nicholas Barber, tek ka bërë një shkrim për “BBC Culture” rreth filmit kur u shfaq në “Venice Film Festival”, e përshkroi si “dramë shtytëse, e efektshme por edhe e rëndë”, ndërsa kritiku Peter Bradshaw nga “The Guardian” e ka quajtur “të fuqishëm, emocional dhe nxitës”, shkruan sot “E Diela me Koha Ditore”.

Më pas në listë rangohet filmi “Dheepan”. Regjisori i filmit “The Beat that My Heart Skipped” dhe atij “ Rust and Bone”, Jacques Audiard, për çudi me filmin e fundit mori “Palmën e artë” në festivalin e Cannes këtë vit. “Dheepan” sjell rrëfimin e Tamilit, luftëtar i lirisë, i cili u bashkohet dy të huajve kinse është anëtar i familjes së tyre dhe fluturon për në Francë me qëllimin që të bëhet pastrues në objektin e strehimit social. Xhiruar me mjeshtëri, “Dheepan“ është një përrallë reale që sjell rrëfimin e një emigranti. Andrew Pulver nga “The Guardian” e quajti “një film shumë të fuqishëm”.

Filmi i katërt me radhë është “Black Mass”. Johnny Depp i shkëlqen flokët për të portretizuar James “White” Bugler, gangsterin famëkeq tridhjetëvjeçar, i cili është edhe agjent i FBI-s. Ngjarja është e vendosur në jug të Bostonit në vitet ’70, ku Bulger konsiderohet si delja e zezë në familjen e tij irlandezo-amerikane. Benedict Cumberbatch portretizon vëllanë e tij Bill, i cili është senator; shoku i tyre i fëmijërisë John Connolly (Joel Edgerton) është agjent i FBI-së, i cili e bind Bulgerin që të bashkëpunojë kundër mafisë. “Toronto International Film Festival e përshkroi Depp si “njeri udhëheqës me karizmë me shtat të përshtatshëm për të portretizuar këtë figurë të jashtëzakonshme”.

Një tjetër film, pjesë e listës është “Everest”. Është “vendi më i rrezikshëm në botë”, thotë një prej personazheve në filmin e regjisorit Baltasar Kormákur, i cili sjell në ekran një ngjarje të vërtetë të një ekspedite shkatërruese në vitin 1996 në Everest.