Lajme Shqip Wednesday, 16 January 2013 16:43

TIRANË – Gjatë  vitit 2012, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 1787  kërkesa për divorc. Sipas statistikave të publikuara në websiten e këtij institucioni të drejtësisë, nga këto kërkesa kanë përfunduar 1223 raste.
Siç rezulton asnjë nga çiftet  kryeqytetase që kanë kërkuar divorcin nuk janë pajtuar me ndihmën e gjykatës. 
Statistikat e gjykatës tregojnë se ka një rritje të kërkesave për divorc krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që rezulton rreth 700 kërkesa.
Arsyet që çojnë një çift drejt divorcit, sipas psikologëve, janë ato ekonomike, por në të njëjtën kohë dhe sociale.  Në kohët e fundit disa  nga shkaqet kryesore të divorceve konsiderohen dhuna në familje, emigracioni, por njëkohësisht nuk mbetet pas gjendja ekonomike e familjeve.
Pasojat e një divorci krahas ish-bashkëshortëve, më së shumti rëndojnë tek fëmijët e tyre. Sipas psikologëve në shumë raste fëmijët ndihen të lënë pas dore dhe vuajnë nga ndjenja të fajit . Njëkohësisht divorci i prindërve ndikon negativisht tek ata, pasi humbin modelin e një familje të shëndetshme, gjë që pasqyrohet dhe në të ardhmen e shoqërisë.(LajmeShqip.com)