TIRANË – Dokumentari mbi historinë e familjes Tedeschini në Shqipëri, realizuar nga regjisorja Ania Varfi, u shfaq premierë mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar.
Ideja për realizimin e dokumentarit “Dinastia Tendeschini” nisi në vitin 2009, kur regjisorja Anila Varfi vizitoi për herë të parë shtëpinë e kësaj familjeje në Durrës. Dokumentari me skenar të Vali Qyrfyçit dhe Rovena Rozhanit, është mbështetur mbi rrëfimet dhe materialet historike të periudhës 1766-1989.
Historia e familjes Tedeschini në Shqipëri nis në vitin 1766, kur Emidio Tedeschini erdhi në Shkodër si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asaj kohe.
Ai e ushtroi profesionin në Shkodër deri në vitin 1789. Më pas u zhvendos në qytetin e Durrësit, punoi si zëvendës i Konsullit të Venedikut dhe si konsull i përgjithshëm për Austro-Hungarinë.(LajmeShqip.com)