Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 18:55

“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin.

Dokumentari “Dear Albania” i realizuar nga aktorja e famshme botërore, me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, do të transmetohet në 69 kanale të ndryshme televizive në Amerikë që nga 1 tetori, konfirmon kështu “American Public Television”.

“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar. Dokumentari është xhiruar nga Eliza dhe vëllai i saj Nate me ndihmën e fotografit të famshëm Fadil Berisha.

Ky dokumentar u prezantua në Shqipëri në maj të këtij viti në Muzeun Historik Kombëtar dhe u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.