Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 12:25

Pesëdhjetë fëmijë do të lëvizin nëpër rrugët e Yerevanit të Armenisë në kujtim të atyre që kanë pësuar para plot një shekulli.

Artisti kosovar Luan Bajraktari është në konceptim e sipër të performancës, me të cilën do të paraqitet në Armeni. Ai është pjesë e festivalit performues “High Fest 2015”, që mbahet nga dita e parë deri në ditën e dhjetë të muajit tetor. Festivali ka për qëllim të sjellë në kujtesë gjenocidin otoman në Armeni.

“Performanca “Calling names” ka ardhur si rrjedhojë e analizimit që i kam bërë historisë. Krejt kjo është duke u realizuar me bashkëpunëtorin nga Italia, Mish Maseti”, ka thënë Bajraktari