Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 12:22

“Një përrallë e tmerrshme e një fëmije, që niset në një odise bashkëkohore në kërkim të babait të tij që mungon.

Thellësia e një djaloshi na merr nëpër një udhëtim të shpresës, dëshpërimit dhe hakmarrjes. I xhiruar në stilin e dokumentarit, por me një estetikë mbresëlënëse të hulumtimit në kamerë dhe me dritë”, është vlerësimi që ia ka bërë filmit “Babai” juria e “CinEast Film Festival”.

Çmimi në festivalin e filmit në Luksemburg, “Babait” nga Kosova ia ka sjellë trofeun e tetë me radhë. Filmi me regji e skenar të Visar Morinës – i cili sjell në ekran një histori të Kosovës së viteve ’90, që bazohet në rrëfime reale – është vlerësuar me çmimin special të jurisë në edicionin e tetë të “CinEast Film Festival”, shkruan sot Koha Ditore.

Festivali u dedikohet filmave nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Juria ndërkombëtare që ka bërë vlerësimin e filmave është përbërë nga kryesuesi Andrej Zulawski, producentja Alexandra Hoesdorff, regjisori Yann Tonnar, aktori Vicky Krieps dhe regjisorja Ina Ivanceanu.