Lajme Shqip Thursday, 15 November 2012 19:24

Tiranë- Në Shqipëri nuk ndodh shpesh që të dëgjojmë këngë, të cilat fatkeqësisht janë të kopjuara nga këngë të huaja kryesisht të vendeve ballkanike, si Greqia, Bullgaria etj.

E kjo normalisht ndodh me artiste te dorës së “dytë” apo siç rëndom quhen pseudo artistët. Por, më befasuese është fakti kur kjo ndodhi shfaqet edhe te këngëtarët e suksesshëm dhe me tepër reputacion në muzikën shqiptare.

Gjatë kërkimeve tona në internet hasëm në një këngë në gjuhën greke e cila çuditërisht ishte tepër e ngjashme për të mos thënë identike me këngën “Refuzoj” të Alban Skënderaj, i cili fitoi “Këngën Magjike” para disa ditësh,(LajmeShqip.com)