Lajme Shqip Wednesday, 23 January 2013 12:06

TIRANE- Zgjedhjet dhe pergatitja e tyre ka qene ne qender te takimit te kreut te PS-se, Edi Rama me trojken e ambasadoreve, te SHBA, BE dhe OSBE-se ne vendin tone.

“Këto zgjedhje duhet të bëhen në mënyrë konstruktive që të kemi të ardhme të paqtë dhe shtet të së drejtës”- ka thene pas takimit ambasadori i OSBE-se.

Sipas tij, KQZ dhe parlamenti permes komisionit parlamentar është duke punuar në këtë drejtim.

“Në fakt cdo gjë që është konstruktive do të ketë mbështetjen tonë, është e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe integrimin në strukturat evropiane. Patëm një bisedë konstruktive me Ramën për këtë cështje. Në fakt do të ishim të dekurajuar nëse ka dicka që do ju conte në një atmosferë më pak konstruktive, dialogu ka filluar e do të vazhdojë”- tha Volfart.

Trojka e ambasadoreve, perbere nga Arvizu, Sekui dhe Volfart u priten nga lideri socialist ne seline roze rreth ores 10.00 dhe takimi u mbyll ne oren 11.24.(LajmeShqip.com)