Lajme Shqip Saturday, 26 January 2013 12:05

Kurse, të nesërmen do të mbahet pjesa e dytë e kongresit, ku do të zgjidhet kryetari dhe udhëheqja e re e partisë. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Jakup Krasniqi, njëherësh Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka drejtuar një letër me shumë kritika për subjektin e tij politik, ku ka sqaruar edhe arsyet se përse nuk do të marrë pjesë në Kongresin Zgjedhor të PDK-së.

Ai ka numëruar parimet që gjenden në programin e këtij subjekti politik për një shtet demokratik ku sundon ligji, e që sipas tij, po shpërfillen nga vetë drejtuesit e PDK-së. Krasniqi ka kritikuar ekzekutivin për shumë procese negative që sipas tij po ndodhin në Kosovë duke përmendru procesin e privatizimit, aferën e pasaportave dhe disa të tjera.(LajmeShqip.com)