Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 10:46

Koordinatori i ri i “Listës Serbe”, Zëvendëskryeministri kosovar Branimir Stojanoviq, ka vlerësuar se AKS-ja në Kosovë duhet të formohet shumë shpejt, pa marrë parasysh “se sa dikush e kundërshton atë”.

Gjatë një interviste dhënë RTS, Stojanoviq ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë është i interesuar që sa më shpejt të formohet AKS-ja, edhe pse disa bashkësi ndërkombëtare e kanë përmendur mundësinë që ky proces të përfundojë deri në fund të dhjetorit, transmeton lajmi.net.

“Kombi ynë është duke jetuar në kushte të vështira. Ekzistojnë disa qeveri lokale, me buxhet shumë të vogël që nuk mund të përballojë problemet, dhe për këtë mendoj se është i nevojshëm krijimi i AKS-së”, ka shtuar Stojanoviq.