Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 11:31

Sekuestrohen mbi 3 mijë euro të falsifikuara gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Vlorës. Kjo e fundit, siç transmeton Shekulli, arrestoi shtetasin Nanx Nanxa, gjatë orëve të fundit, si falsifikator të parave të sekuestruara.

Sipas informacioneve, 30-vjeçarit iu sekuestruan mbi 50 kartëmonedha me prerje 20 dhe 50-euroshe.

Ndërsa në bazën e tij janë gjetur edhe kompjuterë, printerë dhe skanerë, që përdoreshin për falsifikimet.