Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 17:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaje deklaratave të sotme të kryeministrit Isa Mustafa për Vetëvendosjen.

Sipas Ymerit, nuk ka ‘OJQ’, themelimi i së cilës të ketë kërkuar kaq shumë përndjekje, kërcënime, intimidim, sharje e fyerje se sa Zajednica.

“Nuk ka ‘OJQ’ themelimi i së cilës të ketë kërkuar kaq shumë përndjekje, kërcënime, intimidim, sharje e fyerje se sa Zajednica. Dhe këto vazhdojnë – sot Isa Mustafa prapë kërkoi që të gjitha institucionet e Kosovës të vendosen në shërbim të tij (policia, gjykata, qeveria e Kuvendi) në mënyrë që ky këto t’i vërë tërësisht në funksion të themelimit të Zajednicës dhe në shërbim të Rançit të tij në Prapashticë. Kështu, po thotë kryeministri, ndërtohet demokracia, ku ai gjithsesi është shumë më i barabartë se të gjithë të tjerët.

Kështu zaptohet shteti. Kështu rrënohet Republika. Kështu qytetarët shndërrohen në vartës”.